Alexa PenaVega zbulon se gishti i djalit të saj dyvjeçar është prerë në një incident NULL NULL 21.10.2021 08:47 21.10.2021 08:47 Alexa PenaVega ka folur për një incident që i ka ndodhur djalit të saj dyvjeçar, Kingston. Ylli 33 vjeçar i “Spy Kids” tregoi se si ndodhi ngjarja përmes Instagramit. “Përshendetje miq. Mbrëmja e së premtes nuk ishte e mirë. Ndërsa i bëja fëmijët gati për shtrat, unë zura gishtat e Kingston në derën e banjës”, tha ajo. “Gishti i tij i parë është mavijosur dhe pak i përgjakur, por gishti i tij i mesëm u nda nga nyja e parë pranë majës. Ishte gjëja më traumatike që na është dashur të kalojmë si familje”, vazhdoi ajo, transmeton Klankosova.tv. “Fatmirësisht, Kingston është mirë dhe po luan sikur asgjë nuk ka ndodhur. Zot, i dua fëmijët e mi”. Ajo shtoi se “ata nuk ishin në gjendje të ribashkonin copën e gishtit të tij, por nëntë të tjerët janë mirë”. Alexa dhe burri i saj Carlos janë prindër të katër fëmijët, 4 vjeç, 2 dhe 5 muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.