Alex Whiting bëhet Shef i Hetimeve në Speciale NULL NULL 13.06.2019 11:40 13.06.2019 11:40 Alex Whiting i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve/ Grupit Hetimor. 54 vjeçari është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar, njofton Zyra e Prokurorit Special, transmeton Klan Kosova. “Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013. Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, z. Ëhiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale. Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, z. Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit”, thuhet në kumtesë. “Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, z. Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit”. Përpara se të ishte pjesë e TPNJ-së, ai ka qenë prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Ëashington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. 15 shkurt 2018. Klan Kosova kishte realizuar një dokumentar në Amerikë në vitin 2011 pjesë e të cilit ishte edhe Alex Whiting. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 11 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 26 minuta më parë