Alex Trebek diagnostikohet me kancer NULL NULL 06.03.2019 23:27 06.03.2019 23:27 Alex Trebek është diagnostikuar me kancer pankreatik në fazën e katërt. Ylli i “Jeopardy” i lindur në Kanada, bëri të ditur lajmin në një video të postuar në kanalin zyrtar të YouTube të shfaqjes të mërkurën pasdite. “Tani, ashtu si 50,000 qytetarë të SHBA-ve në vit, këtë javë jam diagnostikuar me kancer pankreatik i fazës së katërt. Normalisht, prognoza për këtë nuk është shumë inkurajuese, por unë do ta luftoj këtë dhe do të vazhdoj të punoj” ka thënë Trebek.