Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alex Marquez e fiton garën Sprint në Silverstone

NULL NULL
nga Naim Selmani 05.08.2023 17:58

Motoristi spanjoll Alex Marquez e nisi nga pozita e tretë garën Sprint që u zhvillua të shtunë në shtegun Silverstone në Moto GP.

Por ai luftoi fortë dhe ia doli që ta marr kryesimin e garës duke lënë të gjithë pas vetes edhe një xhiro para fundit u sfidua ai nuk e lëshoi fitoren nga duart përcjell klankosova.tv.

Kjo është hera e parë që ai e fiton garën Sprint në këtë sezon në Moto GP.

Atë e ndoqi deri në fund motoristi italian Marco Bezzecchi me ekipin Mooney VR 46 por asnjëherë nuk arriti që ta tejkaloj ose të ia rrezikoj fitoren.

Paraqitje fantastike pati ekipi Aprillia që përmes motoristit të tyre Maverick Vinales e siguroi pozitën e tretë në podium në Britani.

Këtu dobët u paraqit lideri i kampionatit dhe kampioni aktual Francesco Bagnaia që me Ducati përfundoi i 13-ti.

Edhe më keq përfundoi ish kampioni Mark Marquez qau desh të kënaqej me vendin e 18-të.

Në anën tjetër kampioni i vitit 2021 francezi Fabio Quartararo mbeti në pozitën e 21-të.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme