Alergjinë me kikirikë luftojeni me kikirikë NULL NULL 13.05.2015 11:30 13.05.2015 11:30 Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjitë në kikirikë janë shëruar me sukses nga një metodë e re – duke ngrënë kikirikë. Një eksperiment klinik tregoi se duke rritur sasinë e proteinave të kikirikëve në dietë çdo ditë, fëmijët e kanë trajnuar sistemin e tyre imunitar për ta toleruar këtë lloj ushqimi. Në fund të studimit, 84 % e fëmijëve kanë mundur t’i hanë së paku nga pesë kikirikë pa reaksione alergjike, thuhet në rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “The Lancet”. “Para trajtimit, fëmijët dhe prindërit e tyre e kanë kontrolluar çdo përbërës të ushqimit dhe e kanë shmangur ngrënien në restorante. Tani shumica e pacientëve që i janë nënshtruar trajtimit mund të hanë së paku pesë kikirikë të plotë. Familjet që kanë qenë të përfshira në studim, thanë se u ishte ndryshuar jeta në mënyrë drastike”, tha dr. Andrew Clark. Studimi përfshiu 99 fëmijë të cilët filluan të hanë sasi të vogla kikirikësh, ndërsa doza u rrit në një periudhë prej katër deri në gjashtë muajsh. Ekspertët mjekësorë do të bëjnë teste të tjera para se të aplikojnë për licencë për këtë teknikë. Ndërkohë, spitali universitar Cambridge planifikon të hapë një klinikë për alergjinë ndaj kikirikit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025