Alergjiku i rrogave: Me Kurtin, zor që rriten pagat për 4 vjet? (VIDEO) NULL NULL 07.02.2025 21:16 07.02.2025 21:16 Pesë vjetët e Albin Kurtit në qeveri, nuk do të mbahen mend për ndonjë përmirësim dinjitar të mirëqenies së kosovarëve. Kryeministri i dy mandateve u shfaq alergjik në raport me rritjen e pagave gjatë gjithë kohës në qeveri. Ato i luajti pak, raporton Klan Kosova. Në fakt, qeveria e tij bëri një lëvizje të imët më 2023, me miratimin e koeficientit të pagave, të cilit ia caktua vlera 105 euro. Kjo rritje e pavërejtshme, siç u quajt, ngjalli pakënaqësi tek të punësuarit në sektorin publik. Sindikatat u ankuan se nëpër institucione të ndryshme ka edhe ulje të të ardhurave. /Klankosova.tv Kronikën e plotë e gjeni në vijim: