Aleatët e NATO-s bien dakord të gjejnë sisteme të mbrojtjes ajrore për t’i dërguar në Ukrainë NULL NULL 04.04.2024 15:48 04.04.2024 15:48 Dmytro Kuleba, ministri i Mbrotjes në Ukrainë; Foto: Reuters; Një fitore është shënuar për ministrin e Jashtëm të Ukrainës në takimin e NATO-s në Bruksel, aleatët kanë rënë dakord të identifikojnë dhe të gjejnë sisteme të mbrojtjes ajrore në arsenalet e tyre për t’i dërguar në Kiev. Dmytro Kuleba kishte kërkuar që aleatët e Ukrainës të siguronin më shumë sisteme mbrojtëse, duke thënë se ata kishin në dispozicion rreth 100 që mund të siguroheshin. Më herët ai tha se e kishte “të pamundur të kuptonte” se më shumë mbrojtje ajrore nuk mund të dërgohej në Ukrainë. “Aleatët do të ndërmarrin një stërvitje për shpërndarjen ose gjetjen e kësaj – identifikimin e këtyre sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore për t’i sjellë ato në Ukrainë, për t’i ofruar ato në Ukrainë dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve tanë”, ka thënë Kuleba, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.