Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alcatel ka gati telefonin më të ri

NULL NULL
02.11.2015 15:03

Alcatel prezanton telefonin më të ri të nxjerrë në treg OneTouch Fierce XL dhe vjen me ekran 5.5-inç dhe me rezolucion prej 720 pikselë. Fierce XL pritet të lansohet gjatë këtij muaji me çmim prej 139 dollarë (126 euro).

Telefoni Alcatel Fierce XL posedon procesorin Snapdragon 210 Cortex-A7 Quad-Core me kapacitet prej 1.1 GHz, 2 gigabajt të RAM memories dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi.

Gjithashtu posedon kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe kamerën e përparme prej 2 megapikselë, Polaroid Editing Softëare, baterinë prej 2500 mAh, si dhe sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop./albeu.com

lajme të ngjashme