Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alcarazi shokohet nga Dimitrov në Miami Open

NULL NULL
29.03.2024 08:41

Tenisti numër dy në botë, Carlos Alcaraz, është befasuar nga Grigor Dimitrov në Miami Open.

Dimitrovi ka arritur ta mposhtë Alcarazin, me rezultat 2-0 në sete, 6-2, 6-4, duke arritur në gjysmëfinale të kësaj gare.

Kjo humbje mund t’i sjell dëm spanjollit, pasi me një fitore të Jannick Sinner, ai do ta humbiste vendin e dytë në ranglistën botërore.

Alcarazi pas humbjes ka thënë:”Ai më bëri të dukem si një 13-vjeçar”.

Përndryse, tenisti spanjoll triumfoi në Indiana Wells, pasi fitoi në finale ndaj rusit Daniil Medvedev. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme