Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alcaraz, sytë nga numri 1, spanjolli kërkon tjetër finale me Sinnerin në US Open

NULL NULL
24.08.2025 15:50

US Open do të jetë një turne shumë i rëndësishëm për Carlos Alcaraz.

Nëse fiton në “Flushing Meadows”, ylli spanjoll do të rikthehet numri një në botë, duke e zbritur pikërisht Sinnerin, transmeton klankosova.tv.

”Respekti që kemi për njëri-tjetrin dhe marrëdhënia jonë e shkëlqyer jashtë fushës e bëjnë rivalitetin tonë special, dhe këtë publiku e ndien”, tha Alcaraz.

”Sa herë që luajmë, e çojmë nivelin në maksimum. Është e rrallë të gjesh një ekuilibër kaq të fortë mes miqësisë dhe rivalitetit. Jannik ka fituar tre Grand Slam-et e fundit në terren të fortë, ka një nivel të jashtëzakonshëm. Shpresoj ta përballem me të në finale”, përfundoi Alcaraz.

Në vitin 2025 Alcaraz dhe Sinner janë takuar ne 4 finale, tenisti spanjoll fitoi trofetë në Romë dhe sëfundmi në Cincinnati teksa në mes është edhe triumfi në French Open me përmbysje epike.

Sinner, ndërkohë doli fitimtar nga finalja e Wimbledonit.

lajme të ngjashme