Alcantara me emocione në Camp Nou NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara ka thënë se do të ketë shumë emocione sonte në përballjen me ish skuadrën e tij, Barcelona. Sonte ai rikthehet për herën e parë në Camp Nou prej se u largua në vitin 2013. “Do të jem i kapluar nga emocione të forta, por e di që duhet të shikoj përpara, duhet të jap 100% nga vetja edhe pse është e vështirë që të shmangen emocione të tilla”, ka thënë Alcantara. Forma e tij ka qenë në rënie dy sezonat e kaluara, ndërsa lëndimi i gjurit e la atë jashtë fushave për një vit. Pas rikthimit ai impresionoi me formën e tij, duke shënuar kundër Portos në të dy ndeshjet gjatë çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Për përballjen e sontme ai ka thënë se në Camp Nou shkojnë që t’i marrin 3 pikë, pavarësisht emocioneve.
Kosova Pas 9 muajve heshtje, Vitia uron për formimin e 24 pikave të reja të VV-së në Prishtinë 10 minuta më parë
Kosova SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po ndjekim dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive 51 minuta më parë