Albumi i padëgjuar nga Kurt Cobain mund të dalë në shitje NULL NULL 02.05.2015 17:01 02.05.2015 17:01 Kishte shumë thashetheme se legjenda Kurt Cobain para vdekjes së tij ishte në krijim të një albumi të ri. Përderisa autori i dokumentarit të fundit për Cobain, Brett Morgen tha se ka gjetur disa inçizime të këngëve të këngëtarit dhe pritet që ato ti publikojë. Ai shtoi se janë rreth 200 orë inçizime të bëra në shtëpi të cilat nuk janë dëgjuar më herët. “ Vetëm të jemi të qartë… nuk është album nga Nirvana, por është vetëm Kurt duke bërë gjëra të jashtëzakonshme, diçka që nuk e keni pritur prej tij “ tha Morgen. Inçizimet përfshijnë edhe coverin e këngës “ And I Love Her” nga Beatles kënduar nga legjenda Cobain. https://www.youtube.com/watch?v=xdcA_ozN17Q *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.