Albulena Haxhiu nervozohet kur pyetet rreth gjykimit për gazin lotsjellës NULL NULL 23.06.2025 11:45 23.06.2025 11:45 Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Fillimisht, Haxhiu u pyet në lidhje me seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit, çështje që vijon të përndjekë disa ish-pjesëtarë të Vetëvendosjes, njofton Klankosova.tv. “Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi pra të gazit lotsjellës”, u shpreh ajo. Por atmosfera u tensionua kur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi i bëri një pyetje që duket se e irritoi Haxhiun. “A je gjyqtare, a je prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, u shpreh deputetja e VV-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 minuta më parë