Albulena Haxhiu dorëzohet, s’do të jetë kandidate për kryeparlamentare NULL NULL 22.08.2025 10:54 22.08.2025 10:54 Albulena Haxhiu, 23 prill, 2025 Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se sot emri i saj sot nuk do të propozohet për kryeparlamentare. “Unë jo”, tha shkurt ajo kur u pyet nga gazetarët se kush do të jetë i propozuari nga LVV-ja për postin e kreut të Kuvendit. Ndërkaq, Haxhiu tha se në seancë do të kuptohet se kush do të propozohet, raporton REL. Zyrtarë të tjerë të LVV-së thanë më herët se në mbledhjen e grupit parlamentar, para nisjes së seancës, do të vendoset se kush do të kandidohet.