Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albright: Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë

NULL NULL
12.06.2019 10:13

Ish Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madaleine Albright, ka thënë se ndjehet e nderuar pasi iu nda çmimi “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Më duhet të them se jam e nderuar dhe asgjë nuk më  bën më të lumtur sesa që jam pjesë e Kosovës. Kurrë s’do ta harroj ardhjen në Prishtinë menjëherë pas luftës ku shiheshin turma njerëzit dhe slogane “Faleminderit Amerikë”, është shprehur Albright, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se SHBA bëri gjënë e duhur që të ndihmojë njerëzit e Kosovës që ta fitojnë lirinë. Jam e lumtur që jam këtu. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihem si sikush që ka kontribuuar për këtë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.