Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albion Rrahmani: E kemi diskutuar sot, krenarë që startuam shtatë ish-lojtarë të Superligës

NULL NULL
15.10.2024 23:30

Kosova sonte mposhti Qipron 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Në njëmbëdhjetëshen startuese sot figuruan shtatë lojtarë që kanë luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërkaq, sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, u shpreh krenar për këtë fakt.

“Na e kemi ditë që shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës jemi duke startu. E kemi pasë këtë temë gjatë ditës, edhe jemi krenarë që po luajmë në kombëtare”, ka thënë ai, përcjell Klan Kosova.

lajme të ngjashme