Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu përfaqësojnë Kosovën në LOD Pekini 2022 NULL NULL 18.01.2022 13:59 18.01.2022 13:59 Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Pekini 2022. Të dy skitarët e skijimit alpin kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues, i cili u mbyll të dielën. Tahiri, 32-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit. Kryeziu, 17-vjeçare, është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh. Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojnë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore. Dy norma olimpike i kishte fituar edhe Arbi Pupovci, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, por rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, parashohin që shtetet të cilat nuk kanë sportistë në mesin e 30 më të mirëve në këtë sport, kualifikohen me vetëm një sportist për gjini, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, me sportistin e vetëm, Albin Tahiri, i cili kishte garuar në pesë disiplinat e skijimit alpin. Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit, e cila do të mbahet në Pekin të Kinës prej 4 deri më 20 shkurt 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Ronaldo mungoi në varrimin e Jotas, u frikësua se mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia 16 minuta më parë