Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti përkujton Hasan Prishtinën: Është detyrë kombëtare, program i rilindasve, që të kujdesemi dhe të punojmë për rininë

NULL NULL
14.08.2019 20:56

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 86 vjetorin e vrasjes ish politikanin shqiptar, Hasan Prishtina.

“Sot shqiptarët përkujtojnë Hasan Prishtinën, një nga kolosët e politikës shqiptare. Hasan Prishtina vdiq 86 vite më parë, i vrarë pabesisht me porosi të atyre që e donin Shqipërinë e ndarë që ta sundonin më lehtë”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina pati thënë “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”. Nga kjo thënie, pa u zgjatur shumë dua të nxjerr thelbin. Pa rininë, neve na shuhet substanca. Është detyrë kombëtare, amanet i të parëve, program i rilindasve, që të kujdesemi dhe të punojmë për rininë”.

“Pushteti i hajnisë e ka dëmtuar rininë tonë, e ka lënë pa shkolla e pa punë, po e përzë jashtë vendit. Hasan Prishtina na ka treguar se kjo e çon kombin në shuarje. Si vijues së punës e projektit të tij, ne sot kemi detyrën t’ia kthejmë rinisë shpresën e besimin te e ardhmja në Kosovë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.