Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti nuk është përpjekur ta unifikojë Vetëvendosjen

NULL NULL
24.01.2018 21:28

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, vlerësoi se VV-ja po merret me vetveten.

“Është shqetësues për mua, edhe për të dënuarit që sot po vuajnë dënimet nuk kemi pasur asnjë veprim për ta. Ne nuk kemi bërë asnjë veronim të duhur që njerëzit tanë janë në burg, këto janë të pa pranueshme”, ka thënë Kadaj-Bujupi në televizionin publik.

Sipas saj ata që kanë bërë linçime e shantazhe janë njerëzit që janë afër Albin Kurtit.

“Sakrificat e aktivistëve  që kanë bërë e kanë sjellë në pozitën e mirë VV-në, por këto veprimet e fundit e kanë sjellë në debakël”.

Kadaj-Bujupi vlerësoi se tani VV-ja, ka rënie të madhe në aktivitete dhe në performancë.

“Ai i cili është i madhi dhe ka fuqinë, siç thotë populli. Pra Albin Kurti ka marrë anë dhe nuk ka qenë unifikues. Nën udhëheqjen e  Visarit kemi fituar zgjedhjet. Albin Kurti nuk ka është përpjekur që të unifikojë organizatën”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.