Albin Kurti kujton ish veprimtarin e vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafa me një poezi të tij për Adem Demaçin NULL NULL 23.08.2019 11:13 23.08.2019 11:13 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar në përvjetorin e ditëlindjes së tij ish veprimtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafa. “Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Klan Kosova. “E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”. “Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.