Albin Kurti: Ideali i Hasan Prishtinës ende bën dritë të fortë NULL NULL 14.08.2018 21:02 14.08.2018 21:02 Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 85 vjetorin e vdekjes së tij. Kurti ka thënë se figura shumëdimensionale e intelektualit shqiptar i ka dhënë popullit armë e shkollë. “Hasan Prishtina është figura kyçe në ndërtimin e vetëdijes kombëtare që trashëgon populli ynë”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Klan Kosova. Vrasjen e Prishtinës, lideri i VV-së e ka quajtur “atentat të porositur”. Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 në Selanik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025