Albin Kurti del në konferencë pas dështimit: I ftuam LDK-në dhe Nismën për marrëveshje, s’deshën NULL NULL 27.10.2025 17:14 27.10.2025 17:14 Një ditë pas dështimit për t’u ribërë kryeministër, lideri i Vetëvendosjes, ka dalë në një konferencë për media, raporton Klankosova.tv Albin Kurti sapo deklaroi se u ka bërë ftesë LDK-së dhe Nismës, por nuk e pranuan si partner në një koalicion të mundshëm. “Kuvendi nuk arriti të zgjedh qeveri të re, përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë. . Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjëra nga partitë të cilave u kemi bërë ftesë, nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. I bëmë ftesë dy herë LDK-së, dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë.” – tha Kurti, transmeton Klankosova.tv Ndryshe, më 26 tetor, Kurti nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për nisjen e një mandati të ri në pushtet, pasi mori 56 vota për./Klankosova.tv