Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti bën fushatë në Prishtinë pa Arben Vitinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 07.11.2021 20:25

Banorët e lagjes “Mati 1” në kryeqytet u mblodhën të dielën për të dëgjuar premtimet e kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia.

Ky i fundit nuk u pa në shkollën “Pavarësia” të kësaj lagjeje të dielën. Por gjithsesi mbledhja e banorëve nuk u shkoi huq me që Vitinë e zëvendësoi shefi i partisë, Albin Kurti.

Ky i fundit foli fjalë të mira për ish-ministrin e Shëndetësisë, derisa tregoi edhe veçori nga karakteri Vitisë të cilin e quajti ‘doktor’.

Pasi i siguroi se Vitia do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së tij për projektet e kryeqytetit, Kurti gjeti kohë të flas edhe për punët që i bëri si shef i ekzekutivit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.