Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alberto do largimin nga Lazio: Nuk dua të marr një euro më shumë

NULL NULL
13.04.2024 09:59

Luis Alberto ka tronditur duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se ai tashmë i ka kërkuar klubit të Lazios që t’ia ndërpres kontratën, në mënyrë që të largohet gjatë kësaj vere.

Mesfushori spanjoll kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe.

“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”, tha ai për DAZN.

“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marr një euro më shumë nga Lazio. Unë mendoj se është vetëm tani për të hequr dorë. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”.

31-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai kërkon një transferim apo thjesht ndërpret marrëveshjen para kohe dhe lë pagat në tavolinë.

Luis Alberto ka bërë 302 paraqitje me fanellën e Lazios, duke kontribuar 51 gola dhe 76 asistime.

lajme të ngjashme