Albert Krasniqi lirohet nga paraburgimi (FOTO) NULL NULL 13.10.2016 21:08 13.10.2016 21:08 Pas një muaji në qendrën e paraburimit në Prishtinë, është liruar Albert Krasniqi, njofton Klan Kosova. Alberti ishte pjesë e përleshjes mes reperëve të grupit OTR në krye me Noizy dhe anëtarëve të Babastars (miqve të tij). Ai është akuzuar për shtënie me armë në drejtim të Noizyt dhe bashkëpunëtorit të tij Varrosi, të cilët mbetën të plagosur nga kjo përleshje. Lajmin për lirimin nga paraburgimi, e ka bërë vet Alberit, duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin “u ktheva”. Kujtojmë që Noizy dhe Varrosi u trajtuan në QKUK, menjëherë pas sulmit me armë, por sot gjendja e tyre është e mirë. https://www.instagram.com/p/BLgrk2clnER/?taken-by=albertkrasniq *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.