Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alban Veseli nderohet me mirënjohje nga FBK-ja

NULL NULL
24.02.2024 15:56

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje për kontributin te Kosova A, tashmë ish-basketbollistin Alban Veseli.

Mirënjohjen para ndeshjes Kosovë-Irlandë ia ka dhuruar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili e ka falënderuar për ndihmën e dhënë dhe angazhimin e treguar me fanellën e Kosovës.

Albani ka qenë pjesë e Kosovës A, si dhe shumë klubeve kosovare, duke fituar dhjetë herë titullin e kampionit.

Numri 8 gjithmonë ka treguar angazhim dhe profesionalizëm, andaj FBK e falënderon për kontributin e tij.

lajme të ngjashme