Alban Bujari hap ekspozitën me fotografi të shkrepura gjatë pandemisë NULL NULL nga Flamur Gajtani 21.12.2023 12:23 nga Flamur Gajtani 21.12.2023 12:23 Është hapur ekspozita në lidhje me COVID-19 e fotografit Alban Bujari në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ekspozita shfaq fotografi të autorit që janë shkrepur gjatë kohës së pandemisë, izolimit, karantinimit të zonave të caktuara, kufizimit të lëvizjes e fillimit të vaksinimit kundër virusit, transmeton Klan Kosova. Në këtë organizim po marrin pjesë qytetarë dhe adhurues të fotografisë të cilët kanë mundësinë të shohin nga afër krejt punën e cila është e shkrepur gjatë pandemisë.