Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alaudini dhe Olsa drejt Romës për “Grande Fratello”, gjithçka gati për BBVK

NULL NULL
28.10.2025 09:42

Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, dhe prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, kanë udhëtuar drejt Romës për të parë nga afër se si zhvillohet puna në versionin italian të këtij formati, “Grande Fratello”.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Hamiti ka ndarë me ndjekësit emocionet nga kjo vizitë, duke e përshkruar eksperiencën si “fantastike”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë spektakli i madh i Big Brother VIP Kosova.

Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, në rrjete sociale tashmë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë të personazheve publike që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

Klan Kosova do ta zbulojë datën zyrtare së shpejti, ndaj qëndroni me ne për më shumë detaje!

 

lajme të ngjashme