Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi për bombë në Kuvend, Shala: Do shohim edhe lojëra të tjera (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2025 08:31
Azdren Shala
Azdren Shala

Analisti Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” foli rreth kërcënimit që iu bë të shtunën Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, “lojëra” të tilla do të përsëriten, duke shtuar se këto organizime vijnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse është e vërtetë, ose nëse është shqetësim përnime alarmi i bombës, qysh evakuohen deputetët edhe çohen deri te ndërtesa e qeverisë. Aty perimetri ku duhet të evakuohen njerëzit është shumë më e gjerë se aq. Kjo është çudia e parë që mua ma vrau synin”.

“Për mua, kjo nuk është as e para e as e fundit, kemi me pa edhe lojëra të tjera, s’e di se çfar a qysh i dizajnon Kurti, vetëm e vetëm që me arsyetu mungesën e dëshirës së tij për me konstituu Kuvendin, që pastaj i bie me e bë edhe Qeverinë, sepse konstituimi i Kuvendit e hap mundësinë për me e bë Qeverinë, e Qeverinë nuk e bënë vet më, e bënë me një partner koalicioni. Kallëpi politikan i Kurtit nuk don me qeverisë me partnerët, ai nuk duron partnership, o vet, o fare”, tha Shala.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.