Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” del i rrejshëm

NULL NULL
02.07.2024 12:27
aeroporti i prishtines
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm sot në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

Këtë për Klankosova.tv e bënë të ditur nga Zyra për Marëdhënie me Publikun në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht “, thuhet nga Zyra për Marëdhënie me Publikun.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.