Alarm për të pagjeturit NULL NULL 27.04.2015 15:28 27.04.2015 15:28 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vendosi orë me alarm rreth Obeliskut që u përurua sot tek Kuvendi I Kosovës për nder të të pagjeturve. Sipas organizatorëve të këtij aksioni, orët kanë simbolikën për kohën që po kalon dhe çështja e personave të zhdukur nuk është duke u ndriçuar, kurse alarmi ka simbolikën se është koha për zgjim dhe për veprim Ata thanë se 1655 të zhdukur nga lufta e fundit në vend nuk duhet të mbesin vetëm numra por duhet të jenë edhe emra dhe se sipas tyre institucionet shtetërore nuk po punojnë sa duhet për fatin e të pagjeturve.