Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarm në Han të Elezit, personi lëvizte me armë në rrugë – policia thotë se ishte lodër

NULL NULL
13.04.2026 14:25

Qytetarët e Hanit të Elezit janë shqetësuar mëngjesin e sotëm, pasi një person është parë duke lëvizur me një armë në dorë.

Pamjet e këtij rasti kanë arritur në redaksinë e Klankosova.tv, ku i njëjti shihet duke ecur përgjatë një rruge me armën.

Sipas qytetarëve, situata ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pasi personi në fjalë paraqiste rrezik potencial.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, konkretisht zëdhënësin për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se arma ka rezultuar të jetë lodër.

Ai gjithashtu njoftoi se rasti është duke u trajtuar nga policia.

lajme të ngjashme