Alaba: Nuk do ta nënvlerësojmë Chelsean, duhet të jemi të fokusuar NULL NULL 11.04.2023 21:27 11.04.2023 21:27 David Alaba iu bashkua Carlo Ancelottit në konferencën për shtyp para ndeshjes në Champions League. Mbrojtësi i Real Madrid pranoi se janë favoritë, megjithëse siguroi se nuk do ta nënvlerësojnë Chelsean, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk e nënvlerësojmë Chelsean, ata kanë një skuadër të madhe, ata janë një ekip i madh dhe ne duhet të jemi shumë të përqendruar, t’u bëjmë presion që në minutën e parë, sepse ata kanë lojtarë të mëdhenj. Ne e dimë këtë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar”, tha ai në konferencën për shtyp. Alaba tregoi se objektivi i tyre është të arrijnë në gjysmëfinale, por për këtë siç tha ai, duhet të bëjnë mirë nesër. “Shumicën e kohës në Champions League, Real Madrid është favorit, por ne nuk mendojmë për këtë. Objektivi është të arrijmë në gjysmëfinale dhe për këtë duhet të bëjmë mirë dhe të fitojmë nesër”, shtoi ai. “Unë mendoj se varet nga shumë detaje. Një lojë si kjo është shumë e veçantë. Ne jemi të përqendruar dhe të sigurt. Shpresojmë që të arrijmë qëllimin tonë dhe të fitojmë. Ata kanë ende një skuadër të shkëlqyer. Çelësi do të jetë të besojmë në veten tonë“, shtoi lojtari. Duke parë mbrapa, mbrojtësi pranoi se e ka ende karrigen e asaj feste të famshme: “Këtë vit kemi ndeshjen e kthimit larg, por nuk ndryshon shumë. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë në dy ndeshje dhe kemi shumë besim. Festa ishte e veçantë dhe karrigen e kam në shtëpi”.