Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Al Pacino dhe De Niro ribashkohen për Godfather

NULL NULL
30.04.2017 12:52
NEW YORK, NY - APRIL 29: Diane Keaton, James Caan, Francis Ford Coppola, Al Pacino, Talia Shire, Robert Duvall and Robert DeNiro take a bow onstage during the panel for "The Godfather" 45th Anniversary Screening during 2017 Tribeca Film Festival closing night at Radio City Music Hall on April 29, 2017 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for Tribeca Film Festival)

Kasti i filmave Godfather I & II u ribashkua në festivalin e filmit në Tribekë të shtunën mbrëma dhe kujtuan bërjen e këtij filmi në natën përmbyllëse të këtij festivali.

Të pranishëm ishin regjisori Francis Ford Coppola, aktorët legjendarë Robert De Niro dhe Al Pacino, si dhe artistët e tjerë të mëdhenj si Robert Duvall, Diane Keaton dhe Talia Shire që diskutuan tregimin e komplikuar të filmit në një panel të udhëhequr nga Taylor Hackford.

Ndër të tjera, regjisori Coppola foli edhe për arsyen pse ia kishte dhënë Pacinos rolin e Michael Corleones.

Ai tha se e kishte takuar Pacinon në San Francisko dhe ishte obsesionuar që ta marrë në film.

“Po e pe njëherë dikë në atë rol, e ke zor që ta heqësh nga  koka”.

Megjithatë, ndonëse kishte pasur përkrahjen e regjisorit, Al Pacino ishte dashur të testohej në mënyrë konstante që ta fitojë përfundimisht këtë rol.

lajme të ngjashme