Akuzohet për terrorizëm e dyshuara për vrasjen e blogerit rus pro-luftës NULL NULL 04.04.2023 16:58 04.04.2023 16:58 Një e dyshuar për vrasjen e blogerit rus pro-luftës Vladlen Tatarsky është akuzuar për terrorizëm, thonë zyrtarët rusë. Darya Trepova u dërgua në një gjykatë në Moskë të martën, pas arrestimit të saj një ditë më parë në Shën Petersburg, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Prokurorët pritet të kërkojnë nga gjykata që ajo të qëndrojë në paraburgim. Tatarsky u vra të dielën si pasojë e një shpërthimi në një kafene në Shën Petersburg, ku ai do të mbante një fjalim. Më shumë se 30 persona u plagosën. Në një video të lëshuar nga autoritetet të hënën – me shumë gjasa e regjistruar nën presion – Trepova u dëgjua duke pranuar se ajo solli një statujë në kafene që më vonë shpërtheu. Por 26-vjeçarja nuk tha se e dinte se do të kishte një shpërthim dhe as nuk pranoi ndonjë rol të mëtejshëm. Komiteti Hetues i Rusisë, tha se ajo ishte akuzuar sipas kodit penal për “një akt terrorist të kryer nga një grup i organizuar duke shkaktuar vdekje të qëllimshme” dhe “mbajtje të paligjshme të mjeteve shpërthyese nga një grup i organizuar”. klankosova.tv
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023