Akuzat opozitare, Qeveria kritikohet për propagandë (VIDEO) NULL NULL nga Merita Neziri 11.01.2023 20:25 nga Merita Neziri 11.01.2023 20:25 Këtë formë të kundërshtimit të qeverisë, në PDK nuk e kanë, e as nuk do ta kenë, tha nënkryetarja e kësaj partie Vlora Citaku. Por një formë tjetër të opozitarizmit e zgjoi partia në pushtet, Vetëvendosje, pasi publikoi një video ku kritikon kastën e kaluar politike. Kjo sipas nënkryetarës së Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Citakut, është formë e Vetëvendosjes për ti ikur përgjegjegjësisë. Edhe në LDK po thonë se partia në pushtet po bën propagandë me të kaluarën duke mos dashur ti tregojë rezultatet e qeverisjes. Halimi përmendi se në kohën sa në pushtet është Albin Kurti importi nga Serbia ka arritur record, ndërsa shtoi se kriza me inflacionin nuk është menaxhuar mirë nga qeveria.