Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blendi Fevziu rrëfen: Një ditë para intervistës me Thaçin e varrosa nënën – në ditën e intervistës më vdiq daja (VIDEO)

NULL NULL
22.03.2025 15:09
Blendi Fevziu dhe Hashim Thaçi

Blendi Fevziu në “Weekend” në Klan Kosova ka treguar eksperiencën e tij lidhur me një intervistë që e kishte realizuar me ish-presidentin Thaçi.

Ai rrëfeu se si një ditë para intervistës së vitit 2010 e kishte varrosur të ëmën.

Derisa, daja i kishe vdekur atë ditë që ishte nisur për në Prishtinë.

“Janë dy gjëra që nuk i fut dot në llogari, e kam përmendur një rast, në dhjetor 2010 ime më ndërroi jetë, ndërkohë unë kisha fiksuar një intervistë, në atë kohë Dick Marty kishte bërë akuzat e para ndaj Thaçit, dhe unë kisha fiksuar një intervistë me Thaçin në Prishtinë në orën 9 të darkës”.

“Ishte e enjte, të mërkurën ndodhi varrimi i ime më, të enjten në mëngjes vdiq daja. Isha në mëngjes në varrim dhe kam mbërritur në Prishtinë në 9 pa 20, por imagjino shqetësimin që ke brenda vetes, por shikuesi nuk do t’ia di”, tha Fevziu, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme