Akuza e PDK-së: Pushteti po ndërhyn në drejtësi (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 09.07.2023 20:28 nga Drin Demiri 09.07.2023 20:28 Arsyet e shkarkimit nuk u treguan. Por, Partia Demokratike e Kosovës po pretendon ta dijë pse u hoq nga detyra, shefi i Njësisë së Veçantë në Polici, Shemsi Haziri. Në PDK thonë se vendimi u mor nga ekzekutivi për të ndërhyrë në hetimet e kësaj njësie, ndaj ambasadorit, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike, Nagip Krasniqi, njofton Klan Kosova. Në konferencën për media u tha se me këtë, Qeveria synon edhe të dekurajojë hetuesit e pavarur brenda Policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.