Aktorja Ashley Olsen bëhet nënë për herë të parë NULL NULL 15.08.2023 00:30 15.08.2023 00:30 Ashley Aktorja Ashley Olsen është bërë nënë për herë të parë. Ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Louis Eisner, u bënë prindër të një djali të quajtur Otto. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë për foshnjën e sapolindur. Çifti u martuan në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2022. Dyshja janë të lidhur që nga tetori i vitit 2017, megjithatë, as Olsen dhe as Eisner, nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre. Në gusht 2018, çifti u fotografua kur dolën krah për krah për një shëtitje në Los Angeles, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.