Aktori i shpërfytyruar tregon për jetën e tij të vështirë NULL NULL 21.07.2015 11:10 21.07.2015 11:10 Adam Pearson, vuan nga neurofiromatosis 1 e cila bënë që tumori të rritet në fytyrën e tij, dhe kjo sëmundje e ka shpërfytyruar tërësisht. Pearson që me profesion është aktor, ka treguar se sa shumë ngacmohet për shkak të pamjes së tij, transmeton Klan Kosova. “Një njeri njëherë po mundohej që të më shqyente në fytyrë sepse mendonte se po mbaja mask”, u shpreh Pearson. Ai gjithashtu tregoi se si gjithmonë në rrugë dëgjon që e quajnë “elefant” “përbindësh” e shumë fjalë të tjera fyese. BBC, ka realizuar një dokumentar mbi jetën e tij, ku Adam tregon se sa e vështirë ka qenë jeta e tij me këtë lloj sëmundje. “Më kujtohet kur isha në shkollë”. “Nxënësit e tjerë po e shikonin një film me përbindësha dhe filluan të bërtasin që jemi duke e shikuar Adam”. “Mësuesi i kishte dëgjuar por nuk kishte ndërmarrë asgjë kundër tyre”, është shprehur Adam. Aktori i cili ka luajtur përkrah Scarlett Johansson në Under the Skin, ka një plan për t’i detyruar shkollat që të jenë më të përgjegjëshme për ngacmimet që ndodhin në mes të nxënësve.