Aktori i njohur humb betejën me kancerin NULL NULL 11.10.2021 13:09 11.10.2021 13:09 Granville Adams ka ndërruar jetë. Aktori, i njohur më shumë për rolin e tij në serinë “OZ”, vdiq në moshën 58 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Tom Fontana, prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i “OZ”, konfirmoi lajmin për vdekjen e Adams dhe i bëri nderime aktorit në Instagram të dielën. “Natën e mirë, princ i ëmbël, dhe fluturimet e engjëjve të këndojnë për të pushuar”, shkroi Fontana nën një fotografi të Adams. Aktori i ndjerë luajti në 48 episode të “OZ” nga viti 1997 deri në vitin 2003. Ai luajti oficerin Jeff Westby në “Homicide: Life on the Street” nga vitet 1996 deri në vitin 1999, dhe u shfaq në filmin “Homicide” në vitin 2000 pasi serialet televizive u anuluan. Adams bëri një paraqitje në vitin 2002 në “Empire” si Det. Jones. Në dhjetor të vitit 2020, Adams njoftoi se po luftonte me kancerin, kur ndau një fotografi të tij nga shtrati i spitalit në Instagram.