Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori i famshëm po kalon kohën e vetizolimit në Irlandë

NULL NULL
19.04.2020 15:43

Izolimi në fshatin irlandez Dalkey, një periferi e pasur e Dublinit, ka marrë një kthesë të papritur, pasi banorët e kuptuan se në mesin e tyre po qëndron edhe aktori i njohur, Matt Damon.

lli i Bourne Identity po qëndronte në Irlandë për xhirimet e filmit “The Last Duel”, por pas situatës së krijuar nga koronavirusi, ai mbeti i izoluar aty, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Një gazetar i New York Times, ka pyetur banorët në Dalkey se si është të kenë një fqinj si aktori Matt Damon gjatë pandemisë.

“Çdokush që jeton në Dalkey ka të drejtën e privatësisë. Lëreni të qetë, ai është thjesht njeri,” tha një qytetar në një përgjigje në Facebook.

Damon kishte luajtur filmin “Contagion” të vitit 2011 – i cili flet për përhapjen e një virusi që transmetohet nga rrugë e frymëmarrjes, së bashku me Kate Winslet, Jennifer Ehle dhe Laurence Fishburne.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme