Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare

NULL NULL
05.11.2019 15:07

 Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç‘rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga aktori Shehu.

Me këtë rast, Gashi duke vlerësuar lart figurën e tij në art tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë.

Ndërkaq familjarët e aktorit Shehu falënderuan Gashin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional ndaj tij.

lajme të ngjashme