Aktori Eddie Hassell vdes në moshën 30 vjeçare pasi u qëllua NULL NULL 02.11.2020 12:10 02.11.2020 12:10 Aktori amerikan Eddie Hassell ka vdekur në moshën 30 vjeçare pasi u qëllua në Teksas të dielën në mëngjes. Ylli ishte i njohur më së shumti për rolet e tij në filmin e nominuar për Oskar 2010,” Fëmijët janë në rregull” dhe shfaqjen televizive NBC Surface. Përfaqësuesit e Hassell konfirmuan lajmin për vdekjen e tij për Variety. Aktori u vra në atë që dukej të ishte një vjedhje makinash, megjithëse incidenti ishte ende duke u hetuar, transmeton Klan Kosova. Sipas New York Times, aktori u qëllua jashtë banesës së të dashurës së tij në një periferi të Dallas rreth orës 01:00 të së dielës dhe vdiq në spital menjëherë pas.