Aktori Binaj pas shembjes së teatrit: Një nga ditët më të trishtuara të jetës time NULL NULL 17.05.2020 15:31 17.05.2020 15:31 Edhe aktori i njohur shqiptar Florjan Binaj ka komentuar shembjen e teatrit kombëtar. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai e ka cilësuar ditën e sotme si një prej ‘më të trishtuarave në jetën e tij’. Postimi i tij i plotë më poshtë. /Prive.al/ View this post on Instagram Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin… A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on May 17, 2020 at 2:39am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.