Aktori Besnik Krapi tregon se a i ndihmon Jonida për dekoret e fundvitit (VIDEO) NULL NULL 20.12.2023 21:51 20.12.2023 21:51 Aktori Besnik Krapi ishte i ftuari i radhë në pjesën e dytë të emisionit “Ora e Pasdites”. Përmes “Skype”, ai tregoi se çfarë ndjesie dhurojnë dekoret e fundvitit për të dhe familjet e tij. “Unë luftën më të madhe me Jonidën e kam pas që unë nuk i heqi kur, domethënë i lë deri në gusht, Jonida thotë është bajat se nuk ka lezet festa. Të gjitha ato dekorimet, të gjithë atë luftë në shtëpi e boj për vajzën se ajo kënaqet shumë. Blejmë ndonjë dekor të vogël, e blejmë vit për vit sa me ja bo risi çikës, përndryshe shumicën e mbajmë se s’kena hesap me ble drita çdo vit”, u shpreh ai. Krapi më tutje tregoi se kush e bën punën më të madhe në dekorim – Jonida apo vet ai? “Unë fatkeqësisht, Jonida vetëm thotë qy qaty nuk është mirë, unë e boj me qef se e du shumë, e durojmë edhe atë pjesë”, deklaroi Besnik Krapi. Për ta shikuar intervistën e plotë të Besnikut, klikoni më poshtë: