Aktorët me dy sindikata (VIDEO) NULL NULL 31.03.2017 20:27 31.03.2017 20:27 Aktorët Mehmet Breznica e Naim Berisha, deponuan një kallëzim penal ndaj kolegëve të tyre, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për shkak të përdorimit të emrit të njëjtë për sindikatat nga të dyja palët. Berisha thotë se bashkë me kolegun Breznica e kanë më herët sindikatën dhe janë të regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. E kryetari i sindikatës tjetër të aktorëve, Ismet Azemi, ka thënë se nuk qëndrojnë akuzat ndaj tij dhe se organizata e tyre është edhe pjesë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës. Këtë e konfirmojnë edhe drejtuesit e SBASHK-ut. Sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, sindikata e Azemit i paguan edhe taksat, por jo edhe ajo e Berishës e Breznicës, prandaj, sipas tij, kjo e fundit nuk mund të quhet sindikatë aktive. Kronikë nga Artiana Matoshi