Aktivitetet me rastin e ditëlindjes së 82-të të Ukshin Hotit NULL NULL 16.06.2025 15:58 16.06.2025 15:58 Ukshin Hoti Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet përkujtimore, kulturore dhe akademike si shprehje e ndërgjegjes shoqërore, e nderimit të pashuar dhe apelit të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së tij. Në ora 11:30 organizohet visit te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, transmeton Klankosova.tv. Gjysmë ore më vonë, mbahet tribunë mbi veprën e Hotit. Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e ditëlindjes së tij, derisa nga ora 19:00 hapet ekspozita me fotografitë e Ukshin Hotit. Aktivitetet përmbyllen në ora 20:00 me ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 29 minuta më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 54 minuta më parë