Aktivistja kosovare, CNN-it: Millosheviq s’ka kryer gjenocid kundër popullsisë myslimane etnike, por shqiptarëve etnikë NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Aktivistja Lura Limani i ka reaguar mediumit të njohur amerikan CNN për artikullin në të cilin thuhet se Sllobodan Millosheviqi ka kryer gjenocid ndaj popullsisë etnike myslimane, duke thënë se gjenocid në Kosovë është kryer mbi të gjithë shqiptarët, pa dallim feje. “Hey CNN, Millosheviqi nuk ka kryer gjenocid kundër “myslimanëve etnikë” në Kosovë, por shqiptarëve etnikë të cilët janë myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe madje edhe ateistë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Twitter. Hey @CNN Milosevic wasnt conducting a genocidal campaigm against “ethnic Muslims” in Kosovo but ethnic Albanians, who are Muslim, Catholic, Orthodox and even atheist pic.twitter.com/qAyhYVL8J1 — Lura Limani (@LuraLim) March 23, 2022 Deklarata për të cilën ka reaguar Limani ishte pjesë e shkëputur nga një artikull i këtij mediumi prestigjioz kushtuar ish-Sekretares së ShBA-së, Madeleine Albright, e cila vdiq mbrëmë në moshën 84 vjeçare. “Ajo [Madeleine Albright] kishte rol vendimtar për ta bindur presidentin Bill Clinton për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin ndaj popullsisë “etnike myslimane” nga ish-lideri i Serbisë Sllobodan Millosheviq”, thuhet në këtë shkrim.
Kosova Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave 30.06.2022 22: 33
Kosova Arsyet e Kurtit për mospjesëmarrje të Kosovës në Ballkanin e Hapur po bëhen qesharake, thotë Abdixhiku 30.06.2022 22: 32