Aktivisti e ngjit dorën për asfalti (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 24.04.2023 20:44 nga Iliri Pireva 24.04.2023 20:44 Vendosi ta sakrifikojë veten për hatër të mbrojtjes së klimës. Pa u shqetësuar për lëkurën e tij, një aktivist kapi dorën e tij për asfalti me një super-ngjitës, për të protestuar kundër qeverise gjermane e cila, sipas tij, po vazhdon përdorimin e fosileve si lëndë djegëse. Meqë ngjitja e dorës ishte radikale dhe përdorimi i vajit nuk bëri punë për ta liruar nga betoni, polica u detyruan ta prej një copë asfalti. Pas një orë e gjysmë pune, aktivisti u largua nga rruga derisa punëtorët rrugor e rregulluan menjëherë dëmin. Ai iu bashkua kolegeve tjerë, që po bartnin parulla me të cilat kërkonin masa të menjëhershme të udhëheqësve shtetërore për shpëtimin e planetit. Aktivistët e grupit “Last Generation” shpesh bllokojnë rrugët në Gjermani me veprime radikale, me të njëjtën kërkesë. Në fakt kjo nuk ishte e vetmja protestë, të hënën. Policia raportoi për bllokime të edhe disa rrugëve tjera nëpër të gjithë kryeqytetin. Grupi paralajmëroi se do të pengojë trafikun edhe ditëve në vijmë duke marshuar shumë ngadalë nëpër Berlin, siç bënë javën e kaluar. 500 oficerë policie u angazhuan për të parandaluar veprime të tilla.